Qëndrim Kryeziu: Kurti nuk e mbrojti gjuhën shqipe në Maqedoni, ka ardhur koha për ndryshim në Kosovë!
Kandidati për deputet nga PDK me numër 103, Qëndrim Kryeziu, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se “është koha që këtij vendi t’i japim drejtimin që meriton”.
Ai gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se bashkë me disa persona në Maqedoninë e Veriut kanë ndikuar në pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.

