75 Mall Live Search
20:07 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / Z S

Aleanca në Prishtinë zgjedhë kryetaren e rinisë, marrin pjesë Haradinaj e Gjini

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prishtinë ka mbajtur një takim me të rinjët.Në këtë takim është zgjedhur edhe kryetarja e rinisë nga kjo parti, Olsa Dragusha.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini.

Njoftimi i plotë:

Prishtina është kryeqendra e të rinjve, e energjisë, ideve dhe mundësive. Kjo frymë po reflektohet çdo ditë e më shumë edhe në Aleancë. Zgjedhjet e brendshme kanë afruar shumë të rinj e të reja, të gatshëm për t’u angazhuar, për të dhënë ide dhe për të marrë përgjegjësi në ndërtimin e një Prishtine më të mirë.

Në Kuvendin e Aleancës së të Rinjve të Prishtinës, bashkë me kandidatin tonë për kryeministër të vendit, Ardian Gjini pamë entuziazëm dhe vullnet të madh për punë e rezultate. Ky mobilizim është dëshmi se të rinjtë jo vetëm që duan të dëgjohen, por janë të gatshëm të jenë bartës të ndryshimit.

Përgëzoj për besimin e dhënë Olsa Dragushën, e cila u zgjodh Kryetare e Aleancës së të Rinjve në Prishtinë. I uroj suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme, me bindjen se bashkë me ekipin e saj do të sjellë energji të re, angazhim dhe rezultate për rininë e kryeqytetit./Indeksonline/