75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 21 Maj 2026 / AR

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq, në Kanë

Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Çifti pozoi për fotografët në premierën e filmit “La Bataille de Gaulle: L’âge de fer” të mërkurën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Eventi u zhvillua në Palais des Festivals në Kanë dhe çifti i famshëm ishte me humor të mirë gjatë gjithë mbrëmjes.

Për këtë rast, 52-vjeçarja Heidi zgjodhi një fustan elegant blu me supe të zbuluara, ndërsa 36-vjeçari Tom veshi një kostum klasik të zi./Indeksonline/