75 Mall Live Search
11:20 / E Enjte, 21 Maj 2026 / AR

“Paske marrë burrë të martuar”, Alketa Vejsiu i kthehet ndjekësit

Një ndër pak emrat më të rëndësishëm të botës së spektaklit shqiptar, Alketa Vejsiu, është bërë ditët e fundit protagoniste e diskutimeve pasi u shfaq me disa foto me një vajzë, e bija e bashkëshortit të saj nga një lidhje e mëparshme, vajzë të cilën e konsideron si fëmijën e tretë të saj.

Michele, siç thotë Alketa, është vajza e bashkëshortit të saj, Adrian Nelaj.

Ardian Nelaj dhe moderatorja kanë më shumë se 20 vjet bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Lionel dhe Nicole.

Vejsiu ndau momente me vajzën e bashkëshortit të saj, duke treguar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e ngrohtë dhe e afërm.

“Michelle është motra e madhe e dy fëmijëve të mi❤️Për jetën dhe ëndrrat tua që do jenë të mëdha dhe të bukura si dritat, grataçelat dhe mundësitë pa kufij të Nju Jorkut. So happy to share this journey together my Nihau. Make your parents proud! And us all❤️❤️❤️We all love you”, shkruan Alketa.

Publikimi i fotove me vajzën e biznesmenit të njohur vlonjat, u shoqërua me komente, ku spikaste njëri në të cilin shkruhej:

“Domethënë qënke martuar me burrë të martuar. Ose je futur mes atij dhe sa mirë e pranon që ka një fëmijë nga martesa e tij e parë”.

Moderatorja vendosi të mos heshtë dhe iu përgjigj drejtpërdrejt komenteve, duke sqaruar situatën personale. “Një burrë yll që ish-single kur e takova”, shkroi ajo.

Ndërkohë një tjetër shkroi:

“Është nga martesa e parë e burrit tënd apo do na tregosh se sa e re je të kesh një vajzë kaq të madhe…?”

Alketa përgjigjet: “Po, nga lidhja para se të njiheshim bashkë. Po, edhe e re jam. Dhe kam tre fëmijë. Nuk ka gjë më të bukur”.

Prej vitesh, Alketa Vejsiu ka mbajtur larg vëmendjes publike jetën familjare dhe bashkëshortin e saj, Ardian Nelaj, ndaj postimi i fundit ngjalli interes të madh në rrjetet sociale.