75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 21 Maj 2026 / AR

“Engjëlli im”, urimi emocional i Trixes për Argjentinen

Këngëtarja dhe artistja e njohur, Beatrix Ramosaj, ka prekur ndjekësit me dedikimin emocional për ditëlindjen e Argjentina Ramosajt.

Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Beatrix e quajti Argjentinën “engjëlli im”, ndërsa falënderoi atë që ka qenë “vendi i saj i sigurt” dhe personi që ia bën jetën më të bukur çdo ditë, shkruan Indeksonline.

“Lutem me gjithë zemër që ky vit të të sjellë lumturinë më të thellë të mundshme, sepse askush nuk e meriton më shumë se ti”, shkroi ajo mes tjerash.

Urimi i artistes mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan raportin e ngushtë dhe dashurinë mes tyre./Indeksonline/