75 Mall Live Search
15:43 / E Enjte, 21 Maj 2026 / KV

Aksident i rëndë trafiku te Parku i Biznesit në Drenas (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave te Parku i Biznesit në Drenas.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, shihet një veturë e shkatërruar si pasojë e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe sapo të ketë informacione zyrtare do t’iu mbajë të informuar në kohë reale./IndeksOnline/