75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 21 Maj 2026 / H F

Alice me mesazhe të koduara në TikTok? Çfarë po ndodh pas thashethemeve për Klodin dhe Elijonën

Pas përfundimit të edicionit të fundit të “Big Brother VIP 4”, vëmendja në rrjetet sociale vazhdon të mbetet e lartë, sidomos për zhvillimet dhe dinamikat mes ish-banorëve që ende po komentohen nga publiku.

Këtë herë, diskutimet janë përqendruar te aktiviteti në rrjet i Alice Maselli, pas lëvizjeve të saj të fundit virtuale që janë interpretuar nga ndjekësit në kontekstin e thashethemeve për një lidhje të mundshme mes Klodian Çela dhe Elijona Zogu.

Edhe pse Elijona ka deklaruar më herët se Klodianin e sheh vetëm si mik, afërsia e tyre e shfaqur në publik ka nxitur dyshime dhe diskutime të shumta në rrjet.

Në këtë klimë spekulimesh, ndjekësit kanë vënë re edhe një ndryshim në tonin e videove të Alice Masellit në TikTok, duke i interpretuar disa prej postimeve të saj si reagime indirekte ndaj situatës.

@alice_maselli

Forever a pure soul 🪽

♬ son original – Valentin

Pak ditë më parë, ajo është shfaqur me një qasje reflektuese, duke ndarë mesazhe personale mbi qëndrimin e saj ndaj marrëdhënieve, ku theksonte rëndësinë e mosbllokimit të njerëzve, ruajtjes së kujtimeve dhe mbajtjes së një qasjeje pozitive pavarësisht rrethanave.