75 Mall Live Search
18:44 / E Enjte, 21 Maj 2026 / H F

Pa skenë, pa filtra/ Osmani dhe Abdixhiku bashkë me qytetarët në Ferizaj

Kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, dhe kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë vazhduar edhe sot me aktivitetet e tyre në kuadër të platformës së komunikimit me qytetarët.

Të dy ata kanë zhvilluar një takim me qytetarët në Ferizaj, duke vazhduar formatin e bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me publikun, raporton IndeksOnline.

Ky koncept synon komunikim pa formalitete protokollare, duke u fokusuar në dialog të hapur dhe në realitetin e përditshëm të qytetarëve të Kosovës.