E fitoi titullin, por Jesus vendos të largohet nga Al-Nassr
Al-Nassr ka arritur të shpallet më në fund kampion në Arabinë Saudite.
Titull ky i cili i mungonte këtij klubi që nga viti 2022, ndërsa superparaqitja e Cristiano Ronaldos mbrëmë ishte kryesorja në arritjen e kësaj gjëje.
Ndërsa pas kësaj, trajneri i Al-Nassrit Jorge Jesus shokoi tifozët atje duke njoftuar largimin vetëm një vjet pasi mori drejtimin e skuadrës së “CR7”.
“Erdha këtu për të ndihmuar Cristianon dhe këtë klub të fitojnë, bëmë një punë të jashtëzakonshme të gjithë së bashku… tani për mua është koha të largohem”, ishin fjalët e Jesus.
Mbetet të shihet se kush do të jetë pasardhësi i tij./IndeksOnline/

