75 Mall Live Search
14:43 / E Premte, 22 Maj 2026 / KV

‘Hakmarrja’/ Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për planifikim të vrasjes së rëndë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitje të veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari E.H., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin M.D., e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021, dyshohet se në bashkëpunim me A.D., tashmë i akuzuar, kishte planifikuar vrasjen e tij me motiv hakmarrjeje.

Tutje, sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar se E.H. kishte arritur marrëveshje me të akuzuarin A.L., duke ofruar shumën prej 100 mijë eurosh, me qëllim që ky i fundit të angazhonte persona të tjerë për privimin nga jeta të M.D.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermani.