Tuchel flet për vendimin që morri për ti lënë disa nga yjet e Anglisë jashtë listës për Kupën e Botës
Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel sot ka publikuar listën finale për Kupën e Botës.
Ai ka lënë jashtë disa prej yjeve anglezë, si Cole Palmer, Phil Foden, Luke Shaw, Fikayo Tomori, Harry Maguire, Trent Alexander-Arnold dhe Gibbs-White, shkruan IndeksOnline.
Tuchel ka arsyetuar këtë vendim, duke thenë se ka pasur shumë telefonata gjatë këtyre ditëve dhe ka vendosur të ketë një skuadër të ekuilibruar dhe beson se ka marrë vendimin e duhur.
“Kishte telefonata të vështira. Për disa prej tyre, është thjesht një gjë pozicionale të kesh një skuadër të ekuilibruar, kështu që ne nuk sjellim pesë numrin dhjetëra.
Edhe sikur të ishte e dhimbshme, mendoj se ishte vendimi i duhur për Anglinë”, ka deklaruar Thomas Tuchel./IndeksOnline/

