“Drenasi dje bastion i UÇK-së, sot bastioni i pathyeshëm i PDK-së”, Lladrovci reagon pas emërimit të Ajazit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas emërimit të Driton Ajazi si ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe Shef i Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet nacionale.
Lladrovci u shpreh se ky vendim ka marrë përkrahjen e plotë të kryetarit dhe të tijën, me synimin për t’i thënë stop krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën, shkruan IndeksOnline.
Ai shtoi se Drenasi, dikur ishte bastion i UÇK-së, sot mbetet bastion i pathyeshëm i Partia Demokratike e Kosovës-së dhe do të dëshmojë edhe një herë se misioni dhe vizioni i heronjve të luftës dhe paqes sjellin bashkim dhe fitore.
“Të gatshëm ta ndryshojmë Kosovën. Drenasi dje bastion i UÇK-së, sot bastioni i pathyeshëm i PDK-së, do të dëshmojë edhe një herë se misioni dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes na bashkon dhe na sjell fitore.
Emërimi i Driton Ajazit si ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe Shef i Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet nacionale mori përkrahjen e plotë të kryetarit dhe timen, për t’i thënë stop krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.
Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas është detyrë e jona dhe do ta kryejmë me nder”, ka shkruar Lladrovci./IndeksOnline/

