Hakimi: Maroko do të bëj më mirë se në Katar
Maroko ishte senzacioni i Kupës së Botës në Kampionatin Botëror të vitit 2022, i cili u mbapjt në Katar.
Kombëtarja marokene arriti për herë të parë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku u mposht nga Franca, e pastaj humbi edhe duelin për vendin e tretë, ku pësoi humbje nga Kroacia, shkruan IndeksOnline.
Një prej futbollistëve më të mirë të Marokos, Achraf Hakimi beson se në Kupën e Botës 2026, ekipi mund ta përsërisë këtë sukses, madje duke shkuar edhe më larg se në Katar.
“Pse të mos bëjmë edhe më mirë se në Katar dhe të shkojmë sa më larg? Ky është objektivi ynë!
Mund t’ju them se jemi gati të arrijmë gjëra të mëdha në këtë Botëror. Ne jemi ata që i vendosim limitet tona!
Falë performancave tona në fushë dhe asaj që ofrojmë në turne të mëdhenj, Maroku rritet dhe konkurron me kombet e mëdha.
Gjenerata e re mbërrin në kombëtare me urinë për të arritur gjëra të mëdha, dhe falë tyre, ne i shtyjmë limitet tona edhe më tej.
“Objektivi ynë është i qartë, për të shkruar historinë e futbollit!’’, ka deklaruar Hakimi.
Në Kupën e Botës e cila nis me 11 qershor, Maroko bën pjesë në Grupin C, bashkë me Brazilin, Skocinë dhe Haitin./IndeksOnline/

