75 Mall Live Search
16:07 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / F.R

Tërmet me magnitudë 4 ballë godet Elbasanin, lëkundjet ndihen në disa qytete

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Elbasan, me epiqendër në fshatin Trash.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në disa qytete përreth, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa shumë banorë kanë dalë jashtë banesave menjëherë pas tërmetit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe pritet të japin informacione shtesë në orët në vijim.