Treni godet një veturë në Fushë Kosovë
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se treni ka goditur një veturë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

