75 Mall Live Search
22:48 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / L A

Carvajal largohet me lot në sy, luajti ndeshjen e fundit me Realin

Dani Carvajal luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit.

Spanjolli, largohet si legjendë pas 13 vitesh si lojtar startues në skuadër.

Ai u largua në minutën e 82-të, ku përpos bashkëlojtarëve të tij edhe lojtarët e Athletic Bilbaos i bënë gardën e nderit 2-shit madrilen.

Carvajal, e mbyll kështu me 451 paraqitje ku arriti të fitonte gjithçka me “Los Blancos”./IndeksOnline/