75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

FIFA i jep leje kampit të Iranit të zhvendoset në Meksikë për Botëror

Kombëtarja e Iranit ishte ndër më të komentuarat këtë vit.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së tyre, në të cilën u përfol se nuk do të vinin atje për shkak të situatës politike me SHBA-në.

Për këtë Federata Iraniane e Futbollit kishte bërë kërkesë në FIFA, për të ndërruar bazën e tyre nga Tucson, Arizona në Meksikë e cila u miratua.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se vendimi u mor pas bisedimeve me FIFA-n dhe zyrtarët e Kupës së Botës.

“Të gjitha kampet bazë të ekipeve pjesëmarrëse duhet të miratohen nga FIFA. Pas kërkesave tona dhe takimeve me zyrtarët përkatës, u miratua zhvendosja e bazës nga SHBA-ja në Meksikë”, deklaroi Taj.

Irani, do të jetë në grupin G krah Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re./IndeksOnline/