75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 24 Maj 2026 / F.R

92-shi i Vetëvendosjes, doktori që erdhi si surprizë në politikë

Dr. Metë Shatri është një nga emrat që iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve parlamentare. Stomatologu nga Istogu vjen nga një familje me traditë, arsimim dhe përkushtim kombëtar.

Doktori vendosi t’i hyjë politikës në një periudhë të rëndësishme për vendin, duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe vizionit politik të Albin Kurtit. I njohur për punën e tij profesionale dhe komunikimin e afërt me qytetarët, ai synon që përvojën e fituar ndër vite ta sjellë edhe në përfaqësimin institucional.

Dr. Shatri ka themeluar dhe menaxhon suksesshëm ordinancën e tij specialistike stomatologjike “DentLine”, ku prej vitesh ushtron veprimtarinë e tij profesionale në fushën e stomatologjisë.

Përtej suksesit profesional, doktori ka treguar edhe një dimension të thellë shoqëror. Nëpërmjet veprimtarisë së tij ka ndihmuar studentët e Universitetit të Prishtinës, punëtorët e ndërmarrjeve publike, zyrtarët policorë, klubet sportive dhe qytetarë të shumtë, një angazhim që e dallon atë si profesionist me ndërgjegje shoqërore.

Tani, me të njëjtin përkushtim me të cilin ka shërbyer pacientët e tij, Dr. Shatri hyn në arenën politike me bindjen se vendi ka nevojë për njerëz të formuar, të ndershëm dhe të përkushtuar që të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove më të drejtë dhe më të zhvilluar. Në garën zgjedhore, ai mban numrin 92 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.