75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 25 Maj 2026 / Z S

E rëndë në Elbasan, një automjet përplas për vdekje një 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit.

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, raporton Euronewsalbania.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija duke kaluar rrugën për në shkollë i shpëton nga dora së ëmës dhe përplaset nga makina.

Paraprakisht mësohet se i mituri nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra si pasojë e përplasjes.