Gjatë javës së kaluar, policia realizoi në Prishtinë 191 urdhëresa të gjykatës
Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 191 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 57 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Njoftimi i plotë:
Vazhdojnë aktivitetet e zyrtarëve policorë të rajonit të Prishtinës.
Nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 191 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 57 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje dënimi, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi ata kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Kësisoj, në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si edhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq, sa u përket aktiviteteve policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4567 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 1166 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radarë mobilë./Indeksonline/

