Jo veç femrat bëjnë ndërhyrje, shikoni ndryshimet e yjeve meshkuj
Shumë yje meshkuj i kanë befasuar fansat në muajt e fundit me paraqitjet e tyre pothuajse të panjohshme në tapetin e kuq.
Mes tyre janë Jim Carrey, Matthew McConaughey dhe John Travolta, fytyrat e të cilëve kanë nxitur spekulime rreth humbjes së shpejtë të peshës me ndihmën e ilaçeve si Ozempic, si dhe procedurave të mundshme kozmetike, transmeton Indeksonline.
Kirurgu i njohur kozmetik dr. Terry Dubrow tani ofron një shpjegim të ndryshëm, shkruan Daily Mail.



Dr. Dubrow thotë se shumë personazhe të famshëm meshkuj sot po zgjedhin të njëjtat procedura kozmetike si homologët e tyre femra.
Por ai paralajmëron se ajo që u duket bukur grave mund të mos ketë domosdoshmërisht të njëjtin efekt te burrat. Sipas mendimit të tij kirurgjia e qepallave, mund të jetë përgjegjëse për ndryshimet drastike në pamjen e disa personazheve të famshëm meshkuj./Indeksonline/


