75 Mall Live Search
17:26 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

R-Jan lanson projektin muzikor “Bang Bang” (Video)

Skena muzikore vendore dita-ditës po pasurohet edhe me talent të rinj, të cilët po hyn fuqishëm dhe po sjellin projekte goxha ambicioze, duke i bërë kështu konkurrencë mjaftë të fortë atyre që ka vite që kanë fituar tashmë famë e emër.


Por kur jemi tek emri, atij nuk iu desht shumë kohë ta bëj audiencën e tij, bëhet fjalë për reperin Arjan Sjarina i njohur si R-Jan, i cili ka tashmë këngë të lansuara në kanalin ‘Youtube’, përmes të cilave solli frymë të re në zhanrin e shumë pëlqyer, shkruan Indeksonline.


R-Jan dje erdhi edhe me projektin e radhës. Kënga mban titullin “Bang Bang”, për tekstin e së cilës është përkujdesur vet reperi. Një këngë kjo ritmike, e me klip me skena të shumta dinamike që kanë një lidhshmëri njëra me tjetrën, gjë që e hasim shumë rrallë në projekte të artistëve të tjerë./Indeksonline/