75 Mall Live Search
21:58 / E Martë, 26 Maj 2026 / MSH1

Lansohet një platformë e re që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi

Një platformë e re këshillimore është lansuar, e që ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas emisarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, platforma këshillimore është për gratë, shkruan IndeksOnline.

“Proceset gjithëpërfshirëse janë çelësi i paqes së qëndrueshme. Platforma do të kanalizojë ekspertizën e grave në përpjekjet tona për Dialog” shkroi Sorensen.

Platforma u realizua në bashkëpunim me Gratë e Kombëve të Bashkuara në Evropë, Azi Qendrore, Kosovë e Serbi.

Ky është njoftimi i Sorensen:

Së bashku me UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, UN Women për Kosovën dhe UN Women për Serbinë, ne lançuam Platformën Këshillimore të Grave për Dialogun Beograd-Prishtinë. Proceset gjithëpërfshirëse janë çelësi i paqes së qëndrueshme. Platforma do të kanalizojë ekspertizën e grave në përpjekjet tona për Dialog.