Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Self: Theksohet mbështetja për Kosovën dhe partneriteti me SHBA
Ish- presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim kongresistin republikan amerikan Keith Self.
Gjatë takimit, është theksuar rëndësia e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Palët kanë falënderuar kongresistin Self për qëndrimin e tij në mbështetje të Kosovës, përfshirë aspiratat për anëtarësim në NATO dhe fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Po ashtu, është diskutuar për bashkëpunimin me administratën amerikane dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
Njoftimi i plotë:
Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.
Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.🇽🇰🇺🇸

