75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 26 Maj 2026 / MSH1

Rama tregon zotimin e PDK-së: Do ta çojmë përpara projektligjin për vlerat e luftës

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, ka ndarë detaje nga takimi i sotëm që partia pati me veteranët dhe shoqatat e dala nga lufta çlirimtare.

Sipas Ramës, luftëtarët u mblodhën për t’i dhënë mbështetje kandidaturës së Bedri Hamzës, transmeton IndeksOnline.

“Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë” shkroi Rama.

Ky është postimi i tij:

Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës.

Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë.

Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur!