Rrahje mes dy grupeve në Podujevë, përdoret edhe shkopi i bejsbollit
Një rrahje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Podujevë, ku sipas informacioneve të para, mbi 15 persona janë përfshirë në incident.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se përleshja ka ndodhur pranë një lokali në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ndërsa dëshmitarët thonë se situata ka qenë mjaft e tensionuar.
Si pasojë e përleshjes, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë rrethanat e incidentit.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te përleshja masive.

