Tentoi të fusë marihuanë në Burgun e Dubravës, arrestohet një grua
Një familjare e një të burgosuri është arrestuar në Burgun e Dubravës, pasi gjatë kontrollit nga zyrtarët korrektues iu gjet një sasi e dyshuar narkotike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 26 maj 2026, rreth orës 14:00, transmeton IndeksOnline.
Zyrtarët korrektues kanë njoftuar policinë se gjatë kontrollit të një vizitoreje, e cila kishte ardhur për ta takuar një të burgosur, është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
E dyshuara është arrestuar, ndërsa pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, ajo është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

