75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / KV

Sot zhvillohet një finale e rëndësishme evropiane, dhunë para ndeshjes

Një grup tifozësh anglezë u ndalua nga policia, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar para finales së sotme, e cila nis në orën 21:00. Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do të përballen sot në finalen e Conference League, që zhvillohet në stadiumin e Leipzigut.

Mbrëmjen e së martës, rrugët e qytetit gjerman u shndërruan në arenë përleshjesh, pasi ultrasit e të dyja klubeve u konfrontuan mes vete, duke detyruar ndërhyrjen e policisë.

Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen karrige dhe shishe që hidhen gjatë përleshjeve, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia e Leipzigut ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit mes tifozëve anglezë dhe spanjollë. Raportohet se disa tifozë anglezë janë ndaluar nga forcat e rendit.

Finalja e sotme konsiderohet historike për të dyja klubet, pasi si Crystal Palace ashtu edhe Rayo Vallecano synojnë trofeun e tyre të parë madhor evropian.

Fituesi i Conference League do të sigurojë gjithashtu pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm.

VIDEO