Barcelona nis negociatat për transferimin e sulmuesit anglez
Barcelona ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e sulmuesit anësor Anthony Gordon.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, skuadra katalanase tashmë ka nisur bisedimet zyrtare me klubin e Newcastle United dhe me futbollistin anglez, shkruan IndeksOnline.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, raportohet se ka udhëtuar në Angli pikërisht për të avancuar negociatat për reprezentuesin anglez, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të klubit katalanas për afatin kalimtar veror.
Sipas Romanos, Gordon është i hapur për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, por gjithçka mbetet në dorën e Newcastle, që ende nuk ka marrë vendimin final për të ardhmen e yllit të tyre.
Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në këtë garë. Interesim serioz për 23-vjeçarin kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha të Premier League, si dheayern Munich./IndeksOnline/

