75 Mall Live Search
07:32 / E Enjte, 28 Maj 2026 / F.R

E enjte me diell dhe vranësira të dendura

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C, ndërsa maksimalet nga 23-27°C.

Era parashihet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.