Arrestohen 3 persona në Prishtinë për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen armë dhe thika
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në tri raste të ndara në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Sipas raportit policor, dy prej të dyshuarve dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri, ndërsa armët e përdorura janë sekuestruar.
Ndërkaq, gjatë kontrollit te personi i tretë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një fishek, një gëzhojë, një karikator, një tytë të armës së gjatë si dhe tri thika gjuetie.
Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.
“MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Prishtinë 27.05.2026 – 10:37. Lidhur me veprën e lartcekur penale, në tri raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dy nga ta dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri, të cilat janë sekuestruar, ndërsa tek i dyshuari i tretë janë gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë ajrore, një fishek, një gëzhojë, një karikator, një tytë e armës së gjatë dhe tri thika gjuetie. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga ta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

