Ambasada amerikane: Përfundon vizita e delegacionit të Kongresit amerika në Kosovë, vlerësohet bashkëpunimi SHBA–Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për përfundimin e vizitës në Kosovë të delegacionit të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga kongresmenët Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Sipas njoftimit, delegacioni zhvilloi një sërë takimesh dhe angazhimesh gjatë qëndrimit në Kosovë, të cilat ofruan “pasqyrë të vlefshme mbi dinamikat aktuale në Kosovë” dhe njëkohësisht theksuan rëndësinë e partneritetit konstruktiv ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

