75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 28 Maj 2026 / P M

Maqedonci, zhvillon një takim në Departamentin e Luftës të SHBA-së për bashkëpunimin e sigurisë

Në kuadër të takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Departamentin e Luftës së SHBA-së, nga ndihmëssekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.

Në takimin me Zimmermanin dhe stafin e Departamentit të Luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvilluan diskutime të rëndësishme për situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.