Katër orë para tubimit të madh, thirrja e sekretarit të LDK-së: Bashkohu!
Kanë mbetur edhe 4 orë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale të LDK-së. Sekretari i partisë ka bërë thirrje për bashkim dhe tubim madhështor në Prishtinë.
Tubimi mbahet në orën 18:00 në sallën “1 Tetori”.
Në tubim do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë.

