75 Mall Live Search
17:16 / E Enjte, 28 Maj 2026 / H F

SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth Gazit të Lëngshëm, Prattipati: Siguria energjetike është siguri kombëtare

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, iu bashkua Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në lansimin e dokumentit të saj të politikave për Gazin Natyror të Lëngshëm (LNG), njoftoi ambasada.

Ambasada tha se aty ajo theksoi se si LNG-ja amerikane, “e bollshme dhe e besueshme, mund të ndihmojë në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës”.

“Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve të sigurta dhe të diversifikuara energjetike, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme. Siguria Energjetike është Siguri Kombëtare”, tha ajo.