Hoxhaj mobilizon strukturat në Malishevë: PDK rikthehet më e fortë
Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga PDK dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar sot takim me strukturat e partisë në Malishevë, nga ku ka theksuar se PDK po rikthehet si forcë politike që, sipas tij, i jep drejtim dhe shpresë vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka vlerësuar mobilizimin e strukturave të partisë dhe mbështetjen qytetare në Malishevë.
“Me strukturat e PDK-së në Malishevë. PDK po rikthehet si shpresë, si vizion dhe si forcë që e çon Kosovën përpara”, ka shkruar Hoxhaj.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, mban numrin 10 në listën e kësaj partie, e cila mban numrin 125.

