Kryeparlamentari Veseli u uron fat aktorëve të Mitrovicës
Artistët kosovarë tashmë e kanë dëshmuar edhe jashtë kufijve talentin e tyre. Ndërsa shpesh jane kthyer edhe triumfues. E shumë shpejtë në një festival të teatrove në Belgjikë do të merr pjesë me një shfaqje edhe regjisorja Marigona Bekteshi.
Të cilës asaj dhe ekipës së shfaqjes fat iu ka uruar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
“Shumë suksese aktorëve nga Mitrovica dhe regjisores Marigona Bekteshi në përfaqësimin e Kosovës në Festivalin e Teatrove ‘RITU’ në Belgjikë”, ka shkruar Veseli në fotografinë e postuar në rrjetin e tij social Instagram ku shihet bashkë me ekipën realizuese të shfaqjes./Indeksonline/