Qëndrim Kryeziu reagon ashpër pas gjobitjes për simbolin e UÇK-së: UÇK-ja nuk hiqet me gjoba
Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me ndalimin dhe gjobitjen e dy të rinjve për simbolin e UÇK-së.
Ai bëri të ditur se ishte së bashku me kandidaten për deputete Kaltrina Lohaj dhe dy djemtë e dëshmorëve të kombit, djalin e Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimin, djalin e Heroit Rexhep Bislimi.
Kryeziu e cilësoi të papranueshme gjobitjen për simbolin e UÇK-së, duke thënë se “UÇK-ja është nder, histori dhe krenari kombëtare”.
“Turp për ata që harrojnë kush e solli këtë liri. UÇK-ja nuk hiqet me gjoba. UÇK-në e kemi paguar me gjak, do ta paguajmë edhe me para”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

