Në listën e LDK-së është edhe një Valon antimonopol, zëri që garanton konkurrencën e lirë
Ish-shefi i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, është në garën për deputet nga LDK-ja. Prestreshi garon me numrin 108 dhe është një nga kuadrot e reja risi në listën e partisë rugoviste.

108-shi kërkon mbështetjen për të fuqizuar ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë.
“Do të demoloj socializimin/komunizmin që po tenton të shpërndahet nga kjo qeveri në Kosovë” është një nga premtimet e Prestreshit.

