75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 29 Maj 2026 / OSH

“Pesëshja e parë nuk harrohet kurrë”, Tolaj tregon tri arsyet se pse duhet rrethuar 5-shi

Doktori Arbër Tolaj është kandidati me numër 5 në listën e AAK-së. Tolaj ke treguar tri arsye kryesore se pse duhet votuar numri 5 dhe vlerat që përfaëson në kuvend.

“Pesëshja e parë nuk harrohet kurrë. Në bankat e shkollës fillore, të gjithë kemi mësuar se nota 5️⃣ është simboli i shkëlqimit, punës dhe suksesit maksimal.
Ishte nota që na bënte krenarë para prindërve dhe na hapte rrugën drejt ëndrrave tona.
​Sot, ky numër merr një kuptim të ri, por me të njëjtat vlera.
5️⃣ për përkushtim maksimal në shërbim të komunitetit.
5️⃣për një të ardhme me standarde të larta në arsim, shëndetësi e çdo sektor tjetër.
5️⃣ sepse gjysmë-masat nuk mjaftojnë, synojmë gjithmonë më të mirën.
​Ashtu si në shkollë, edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët, vlerësimi maksimal shkon për punën e ndershme dhe vizionin e pastër.
​Në zgjedhjet që po vijnë, zgjidhni shkëlqimin.
Rrethojeni numrin e suksesit 5″, shkruan Tolaj në Facebook.