Nis pastrimi i rrëshqitjes të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, Basha akuzon OSHP-në për zvarritjen e rregullimit
Që nga dje ka nisur pastrimi i rrëshqitjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.
Lidhur me situatën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka deklaruar se Ministria e Infrastrukturës tashmë e ka përgatitur projektin për rregullimin e skarpateve, mirëpo realizimi i tij është bllokuar për shkak të procedurave në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
“Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), përtej çdo afati të arsyeshëm”, ka thënë ai.
Ai shtoi se, sikur OSHP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, projekti i rregullimit tashmë do t’ishte duke u realizuar dhe qytetarët nuk do të përballeshin me rrëshqitje dheu në rrugë.
Postimi i plotë i Bashës:
Të dashur qytetarë,
Nga dje ka filluar pastrimi i rrëshqitjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren.
Ministria jonë e ka hartuar projektin për sanimin e skarpateve dhe kontrata është dhënë më 10 prill 2026. Megjithatë, për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), përtej çdo afati të arsyeshëm.
Sikur OSHP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë.
Autoudha po pastrohet nga rrëshqitja e dheut dhe qytetarët i falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë.
Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor dhe nuk do të ndalemi së intervenuari aty ku ka rrezik për qarkullimin dhe jetën e tyre.

