75 Mall Live Search
13:06 / E Premte, 29 Maj 2026 / H F

Dy javë në “koma”, ndryshon gjendja shëndetësore e “Plakut” që u plagos nga persona të maskuar në Prishtinë

25-vjeçari, Harbin Vitija është plagosur mbrëmjen e 14 majit në Prishtinë, nga persona të maskuar.

Pas plagëve që ka marrë është dëguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më konkretisht në Klinikën Intensive.

“Pacienti po vazhdon të marrë trajtimin mjekësor. Ne kemi arritur që gjendjen e përgjithshme të pacientit ta stabilizojmë gradualisht. Është larguar nga aparatura mjekësore, tani është në monitorim. Pacienti po merr trajtim medikamentoz dhe në suportim me oksigjen shtesë”, ka thënë në një prononcim për IndeksOnline, Shaqir Uka- shef i mjekimit intensive në QKUK.

Vitija i nohur me nofkën “Plaku”, u qëllua nga persona të maskuar, të cilët janë ende në arrati.

Harbin Vitija është një person i njohur për organet e rendit dhe rrethin shoqëror, i cili nga viti 2016 është përfshirë në disa raste që lidhen me botën e krimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./IndeksOnline/