Aksident në “Veternik” mes një motoçiklete dhe një veture
Një aksident ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës, më saktësisht në “Veternik”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Pllana ndërkaq deklaroi se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.

