Bologna arrin marrëveshje me trajnerin e njohur
Bologna ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Vincenzo Italianos.
Bëhet fjalë për italo-gjermanin Domenico Tedescon, i cili vjen pas një sezoni të dobët me Fenerbahçen.

Tedesco, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin italian duke pasur mundësinë të menaxhojë për herë të parë në Serie A.
Ai ishte trajner së fundi i Fenerbahçes, ku u shkarkua pas humbjes në derbi ndaj Galatasarayt në prill./IndeksOnline/

