MSH shpall konkurs për tri pozita në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e tri pozitave të punës për mjek në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për pozita me orar të plotë prej 40 orësh në javë, ndërsa njëra nga pozitat është e përcaktuar si Udhëheqës i Njësisë Shëndetësore në Burg, me kontratë me afat të pacaktuar.
Konkursi është hapur për profesionistë shëndetësorë që plotësojnë kushtet e përcaktuara ligjore dhe kriteret e konkursit publik.
Për më shumë detaje klikoni KETU

