75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 29 Maj 2026 / KV

Fatmir Limaj fton qytetarët të bashkohen për ndryshim: Më 7 qershor t’i themi STOP krizës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim në prag të zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe tejkalimin e krizave me të cilat po përballet vendi.

Përmes një postimi, Limaj ka ftuar qytetarët të bashkohen dhe të ecin së bashku drejt fitores.

“Të bashkohemi, të fuqizohemi dhe të ecim së bashku drejt fitores. Më 7 qershor, qytetarët kanë mundësinë t’i thonë STOP krizës dhe t’i hapin rrugë një kapitulli të ri për Kosovën”, ka shkruar Limaj.

Ai ka shoqëruar mesazhin e tij me sloganet e fushatës #PDK125 dhe #StopKrizes, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.