Pas humbjes nga Dinamo, Ismet Munishi tregon a do të vazhdoj me Lirinë
Ismet Munishi si trajner i Lirisë ka dështuar ta rikthej skuadrën prizrenase në Superligën e Kosovës.
Liria u mposht në ndeshjen e barazhit nga Dinamo e Ferizajit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, trajneri i Lirisë, Ismet Munishi ka folur për të ardhmen e tij.
Ai në një intervistë për ”ArtSport” tha se kontrata me Lirinë tashmë ka përfunduar, por do të ulet me drejtuesit e klubit përsëri për të negociuar, por nuk do të merr vendime të ngutshme./IndeksOnline/

