Mësohet skuadra e tretë që inkuadrohet në Serie A
Pas një sezoni në Serie B, skuadra e Monzas është rikthyer në elitën e futbollit italian.
Monza pësoi humbje me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë finale të play-offit ndaj Catanzaro, por kjo fitore e kalabrezeve nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se skuadra e Monzas e fitoi ndeshjen e parë me rezultat identik 2-0, derisa rikthehet në Serie A, falë pozicionit të tyre më të mirë në ligë.
Bashkë me Venezian e Frosinonen, Monza është skuadra e tretë që inkuadrohet në Serie A./IndeksOnline/

