75 Mall Live Search
23:42 / E Premte, 29 Maj 2026 / Gj Sh

Peja merr vendim për trajnerin Michalis Kakiouzis

Trajneri grek, Michalis Kakiouzis do të jetë pjesë e KB Pejës edhe për sezonin e ri.

Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar zgjatjen e kontratës edhe për një vit, shkruan IndeksOnline.

”Ju njoftojmë se Michalis Kakiouzis, vazhdon të mbetet trajner i KB Peja edhe për sezonin 2026/27.

Kakiouzis, në një kohë shumë të shkurtër në fund të sezonit të kaluar – riktheu në skuadër diciplinën dhe shpirtin sportiv, duke aplikuar basketboll të mrekullueshëm, që do të vazhdojmë ta shohim edhe këtë edicion, me synime më të mëdha.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/