75 Mall Live Search
08:49 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / Gj Sh

Gjyqtari i njohur gjerman do të ndaj drejtësinë në finalen e sontme të Champions League

Sonte zhvillohet finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Arsenalit.

UEFA ka caktuar gjyqtarin gjerman, Daniel Siebert për të ndarë drejtësinë në këtë përballje, shkruan IndeksOnline.

Asistent të tij do të jenë Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, po ashtu nga Gjermania, derisa gjyqtar i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer.

Në VAR është caktuar gjyqtari german, Bastian Dankert.

Ndeshja finale mes PSG-së dhe Arsenalit luhet në stadiumin ”Puskas Arena” në Budapest të Hungarisë, më fillim nga ora 18:00./IndeksOnline/